Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

“Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time”/Lorenc Hasrama flet për këngën e re dhe jo vetëm!

I ftuar së fundmi në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtari i njohur Lorenc Hasrama. Ai na ka zbuluar më shumë për projektin e tij më të fundit, por edhe disa detaje nga jeta personale…

Si erdhi ky bashkëpunim?

Klajverti është shumë i talentuar, gjithashtu dhe shok shumë i mirë i imi. Kënga ka qenë në studio. Klajverti po punon me një album shumë të bukur. Dhe marr për t’i bërë tekstin kësaj këngës, por më pëlqeu vetë. Dhe thashë, pse jo?

Çfarë ta luan mendjen ty?

Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.

Si të shikon partnerja jote në muzikë?

I pëlqen që shpesh herë të më shohë më ritmik, se kam shumë balada. Por më mbështet tek pjesa që unë ndihem mirë me materialet që më pëlqejnë, që kam zgjedhur që shpesh herë ta përcaktoj veten në treg. Që shumica janë balada.

Sa ia vlen të eksperimentosh në muzikë?

Unë kam pasur gjithmonë qejf që të eksperimentoj me veten. Jam njeri që kam dëgjuar çdo lloj rryme, nuk kam qenë shumë fanatik i diçkaje. Mund të kem pasur preference më shumë për një rrymë se sa për një tjertër, por kurrë nuk i kam prerë me thikë. Tregun e shoh pak rrëmujë, pak të shpërndarë. Mendoj se ka një lloj mungese identiteti të theksuar, që mbase po e vuaj edhe vetë. Shpesh herë nuk dimë se ku të vendosemi, me tekstin, me rrymën…

Mendon se ke gabuar ndonjëherë në gjithë këto vite karrierë?

Nuk mendoj se kam gabuar, por kam mësuar. Tani uroj të bëhem më i mirë. Nuk kam qenë kurrë perfekt.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Luj Luj”, ju mund të vazhdoni ta votoni për të qëndruar sa më gjatë pjesë e “The Top List”.