Showbiz

Luana Vjollca apo Emily Blunt, cila e ka veshur më mirë fustanin e Alexander McQueen?

Sonte nisi sezoni i 4-t i “Shiko Kush Luan” në Top Channel. Ndryshe nga edicionet e kaluara, ky i fundit mbahet për herë të parë pa praninë e publikut, sigurisht në kuadër të zbatimit të rregullave anti-COVID.

Megjithatë, ajo e cila mbush skenën dhe duket më e bukur se kurrë është Luana Vjollca, moderatorja e spektaklit që mbrëmjen e sotme u shfaq me një fustan të kuq të stilistit Alexander McQeen që kushton rreth 4.900 paund.

Ky fustan është veshur për herë të parë në publik nga aktorja hollivudiane Emily Blunt më 8 mars. 37-vjeçarja u shfaq me fustanin e kuq në premierën e filmit të saj dhe të bashkëshortit, John Krasinksi, “A Quiet Place II”. Premiera e filmit të çiftit të famshëm u mbajt në New York pak ditë para shpërthimit të pandemisë në SHBA.

Ndoshta Luana u frymëzua nga stili dhe eleganca e Blunt dhe zgjodhi të njejtën veshje për episodin e parë të “Shiko Kush Luan”.

Po ju si mendoni, cila nga yjet duket më bukur e veshur me Alexander McQueen?! Në faqen tonë në Instagram ne kemi hapur edhe një sondazh ku të gjithë ju mund të votoni të preferuarën tuaj!