Bota

Lufta në Ukrainë, bie me 50% vlera e Bitcoin

Vlera e Bitcoin-it ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën 34,000 dollarë në shkëmbimoren e kriptovalutave, Coinbase.

Kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë tani për 50%, krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar.

Rënia e vlerës së aseteve digjitale vjen në kohën kur edhe tregjet e aksioneve në botë janë në rënie.

Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptovalutave, me një vlerë totale prej 636 miliardë dollarësh.

Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, për më shumë se 10% në javën e fundit.

Në botë ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum.

Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.

Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse.

Ndërkaq edhe në fillim të vitit 2022, vlera e Bitcoin ka rënë nën 40,000 dollarë, niveli më i ulët që nga fundi i shtatorit. Çmimi i kriptomonedhës ra me 3,3 për qind në rreth 40,900 dollarë, gjysmë ore pasi arriti në nivelin më të ulët që nga shtatori në 39,663,18 dollarë.

Që nga fillimi i vitit, Bitcoin ka humbur gati 12 për qind të vlerës së tij.

Kriptomonedha kryesore pësoi ndryshime të ndjeshme në fund të 2020 dhe 2021, për shkak të politikës monetare të Rezervës Federale të SHBA-së. Perspektiva e kësaj të fundit, për të kundërshtuar inflacionin, ka dëmtuar Bitcoin po ashtu edhe tregjet botërore të aksioneve.

“Nëse të dhënat e publikuara tejkalojnë pritjet e tregut, ne mund të presim edhe më shumë shitje të bitcoin-it pasi investitorët kanë llogaritur se sa më i lartë të jetë inflacioni, aq më shpejt do të duhet të veprojë Fed”, tha Marcus Sotiriou, një analist i kriptomonedhave GlobalBlock.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria