Celebrities Gossip Showbiz

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, ja çfarë mendojnë banorët për këtë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga Vëllai i Madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete. Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Megjithatë, sot Vëllai i Madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen.

Pikërisht, sekreti i tij prodhoi debat mes banorëve, pasi Olta tha se e dyshon një gjë të tillë dhe sipas saj, ai e ka thënë për tu viktimizuar. Ajo shtoi se edhe nëse do e kishte vetë atë sekretin, nuk do e rrëfente sepse është i rëndë. Nita u shpreh se reagimi i saj është shumë i shëmtuar dhe komenti i saj për viktimizimin është shumë i gabuar në këtë moment. Kristi nga ana tjetër u shpreh se fjala “viktimizim” përdoret shpesh në këtë shtëpi. Ndërsa Gerti tha se ajo është viktimizuar dhe jo Luizi. Ai mori rastin e Maestros, që sipas tij, kur Olta e përshëndet te kamera, e bën kot, sa për t’i treguar publikut që ajo e ka dashur Armaldon në shtëpi.

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.