Celebrities Gossip Showbiz

Luizi nuk do të jetë pjesë e buxhetit javor, ja cila është arsyeja!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banorët përfituan vetëm 50 përqind të buxhetit të javës, që në shifra përkthehet në 385.000 lekë. Përpara një jave Luizi dhe Olta u përjashtuan nga buxheti, por tashmë të dy kanë përsëri të drejtë të jenë pjesë e tij, ama Luizi vendosi që të mos jetë pjesë e buxhetit të shtëpisë dhe të mbajë atë personal edhe këtë javë ashtu siç ka bërë që prej fillimit të edicionit.

E duket se pas spektaklit të djeshëm, të gjithë banorët janë të sigurt se çdo gjë brenda në shtëpi tanimë do të jetë ndryshe. Kjo pas eleminimit të Efit mbrëmjen e djeshme, nga zgjedhja e Dea Mishel, e cila dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin. E pas kësaj, rivalitetet mes grupimeve që janë krijuar brenda në shtëpi do të jenë më të theksuara dhe Luizi, i cili u prek shumë nga e gjithë ajo që ndodhi është shprehur se do të luaj më fort se më parë. Për këtë, në një bisedë me Armaldon dhe Oltën, Kristi është shprehur duke parashikuar se tani do të ketë shumë ditë gri, pra nuk do ta kenë idenë se çfarë realisht po ndodh.