Aktualitet

Lushnja pa ujë, vijojnë punimet!

Qyteti i Lushnjes po vuan prej 4 ditësh mungesën e ujit të pijshëm. Banorët po marrin furnizim përmes autoboteve. Shkak është bërë zëvendësimi i tubacionit kryesor dhe punimet po zgjasin përtej parashikimeve. Në një lidhje telefonike për TAR, deputeti demokrat i zonës, Saimir Koreshi bëri një apel për Bashkinë.

Unë ia drejtoj këtë apel Bashkisë Lushnje, që është e para, por jo vetëm Bashkisë Lushnje, por të gjithë atyre që janë drejtues apo deputetë të majtë e të djathtë, të kthejnë kokën nga ky qytet, sepse Lushnja është bërë si një qytet eksperimental, ku të gjithë po arrestohen e po futen në burg. E prapë faji mbetet jetim.

Ndërkohë, e kontaktuar nga Top Albania Radio, kryetarja në detyrë e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa nuk pranoi të prononcohet, por tha se po punohet për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.