Celebrities

Lyrical Son uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri në këtë mënyrë speciale!

Reperi i njohur, Lyrical Son uron të gjithë shqiptarët anembanë botës për Vitin e Ri në një përshëndetje live për “Top Albania Radio” që po transmeton maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit. Këngëtari uron një Vit të Ri pa pandemi dhe mbi të gjitha me shumë lekë.

I pyetur se cili ka qenë një nga momentet më të mira që ka kaluar këtë vit artisti është shprehur se fatmirësisht virusi COVID-19 nuk e ka kapur ose ndoshta e ka patur dhe nuk e ka ditur.

Lyrical Son përmendi si momentin më të bukur të jetës së tij faktin që miku i tij i zemrës dhe njëkohësisht një nga bashkëpunëtorët më të mirë të tij në muzikë, MC Kresha u bë baba. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një nga gjërat më të bukura të vitit.

Së fundmi, i pyetur për ëndrrën e tij më të madhe ai u shpreh se e vetmja gjë që dëshiron është një botë pa pandemi ku të gjithë të marrin frymë lirshëm dhe të jenë pranë të dashurve të zemrës pa kufizime.