Celebrities Gossip Showbiz

“Ma degjenerove shpirtin”, Fifi publikon këngën e re dhe është thjesht ‘wow’!

Ajo është padyshim këngëtarja më energjike e skenës shqiptare. Këngët që ajo sjell pëlqehen dhe kthehen menjëherë në hite. Besoj e merrni me mend që po flasim për Fifin. Këngëtarja di më së miri si ta ‘hedhi dhimbjen në letër’ këtë gjë nuk mund ta mohojmë.

E së fundmi, duket se pritjes i ka ardhur fundi. Fifi sapo ka publikuar videoklip-in e këngës që prej ditësh e kishte paralajmëruar dhe mund të themi se këngëtarja nuk na zhgënjeu dhe këtë herë. Me një këngë që shpreh një lëndim shumë të madh nga dashuria, “Ma more” një klip tërësisht bardhë e zi na përçon një emocion që vetëm Fifi di si ta sjellë.

Kujtojmë se single i fundit i Fifi është “Maniak i dhimbjes” që padyshim u pëlqye tepër nga publiku. Vëmendje shumë të madhe mori dhe pjesëmarrja e ish- konkurrentit shumë të përfolur të “Për’Puthen” Fation Kuqari. Kënga ka afro 14 milion klikime duke rezultuar kështu shumë e pëlqyer.

Rikujtojmë se, martesa e djalit që dashuronte dhe e kishte ‘gdhendur’ në trup shkaktoi shumë zhurmë në rrjete sociale. Mirëpo, disa nga fansat mendojnë se mes tij dhe Fifit mund të ketë patur diçka më shumë dhe se ata kanë qenë të fejuar. Një prej tyre e ka pyetur Fifin në një bisedë online të bërë para pak kohësh  në Instagram, nëse ka qenë e fejuar dhe këngëtarja është përgjigjur jo në mënyrë kategorike.

Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë.