Bota

Majmunët pushtojnë rrugët e Tailandës dhe arsyeja do t’ju befasojë!

Një situatë e çuditshme ka ndodhur në një shtet aziatik, ku dy banda rivale majmunësh të egër kanë luftuar njëri-tjetrin në një qytezë të Tailandës.

Në një përballje të egër, pranë rrënojave të një tempulli të lashtë budist, shiheshin dy tufa, ku njëra prej tyre duhet të largohej e të pranonte humbjen.

Grupet e majmunëve bllokuan rrugët, e shumë shoferë kanë ndaluar makinat e tyre për më shumë se katër minuta për të zbuluar se çfarë po ndodhte.

E gjitha nisi kur dy tufat u gjenden përballë njëra tjetrës në një distancë të largët, por disa nga kryesorët e grupit duket se caktuan autoritetin e tyre dhe nisi përleshja mizore.

Duket se ka dhe dëshmitarë të cilët kanë komentuar rreth ngjarjes, ai quhet Khun Itiphat,i cili tha se ndodhej pranë tempullit në momentin që kishte dësgjuar ulërimat e majmunëve.

Ata ishin aq shumë dhe qëndronin të gjithë bashkë.

Mendohet se njëri nga grupet ka ardhur nga larg kurse tjetri është vendosur pranë një kinemaje të vjetër të zonës.

E gjithe kjo situatë besohet të ketë ndodhur prej pandemisë, mungesa e ushqimit i ka shtyrë majmunët që të afrohen më shumë me njerëzit në kërkim të ushqimit.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Tailndë pasi në muajin mars, ka ndodhur një situatë e ngjashme me këtë, ku dy grupe rivale majmunësh janë zënë për disa copa ushqimi.

Kjo qyteze ndodhet diku afër kryeqytetit Bangkok, ku më parë turistët ishin të shumtë dhe i ushqenin majmunët me ëmbëlsira, ndërsa pas largimit të turistëve ata duhet ta kërkojnë vetë ushqimin, e ndonjëherë duke trembur popullsinë.