Showbiz

Mamaja e Rita Orës zbulon betejën e vështirë më kancerin e gjirit

Vera Ora së fundmi ka dhënë një intervistë për “Telegraf” ku ka rrëfyer për herë të parë betejën e saj të vështirë me kancerin e gjirit.

E diagnostikuar në moshë të re, Vera mendonte se do të ishte nga ato femra që nuk do të prekej kurrë nga një sëmundje e këtyre përmasave dhe kur mësoi përgjigjet e analizave u shokua.

“Jeta të ndryshon menjëherë, është shokuese, në atë moment mendoja vetëm për familjen time. Isha e lumtur që arrita ta kapja në kohë por kjo nuk e ndryshon faktin që të gjithë ishim të frikësuar” ,-tha ajo duke nxitur të gjitha vajzat dhe gratë që të bëjnë kontrollet e duhura për parandalimin apo kurimin të kancerit të gjirit.