Showbiz

Maradona shtrohet në spital, çfarë po ndodh me yllin argjentinas?!

Futbollisti legjendar, Diego Maradona është shtruar në spital. Këtë ka bërë të ditur mjeku i tij personal, Leopoldo Luque, i cili bëri me dije se ish-lojtari argjentinas, u shtrua në një klinikë në qytetin e La Plata. Luque përjashtoi mundësinë që Maradona po vuan nga Covid-19 ose probleme frymëmarrje.

“Nuk ka asgjë serioze ose urgjente. Ai është thjesht një pacient i një moshe të caktuar, i cili është nën presion dhe i cili po kalon një periudhë gjatë së cilës ai ka nevojë për ndihmë. Është e vështirë të jesh Maradona, ju e dini”, u tha Luque gazetarëve.

Disa media argjentinase kishin përmendur më parë probleme psikologjike për trajnerin e Gimnasia La Plata. Por, mjeku i tij tha: “Diego është mirë, por ai mund të jetë më mirë. Unë e pashë atë në një gjendje që nuk më pëlqen ta shoh, kështu që fola me të dhe i thashë le të shkojmë në klinikë që të mund të përmirësohesh”. 

Rikujtojmë se pak ditë më parë, legjenda e futbollit botëror festoi ditëlindjen e 60-të të tij.