Showbiz

Mariah Carey zbulon se vuan nga bipolariteti

Një lajm shokues ka ardhur ditën e sotme nga këngëtarja e famshme Mariah Carey.

Këngëtarja 48-vjeçare ka pranuar për herë të parë në një intervistë për revistën “People” se vuan nga bipolariteti i shkallës së dytë.

Ajo është shprehur se fillimisht e ka zbuluar këtë sindromë në vitin 2001 dhe është përpjekur ta mbajë të fshehtë me çdo kusht. Nuk dëshironte ta pranonte se vuante nga bipolariteti dhe prej vitesh e mohonte këtë gjë duke i thënë vetes se është thjeshtë e stresuar nga pagjumësia.

Të pasurit bipolaritet të shkallës së dytë për këngëtaren do të thotë të vuash nga depresioni, pagjumësia, luhatjet e humorit dhe fiksimi për gjëra të ndryshme si pastërtia.

“Nuk është e thjeshtë t’i pranosh botës një sëmundje të tillë. Kam vuajtur shumë për ta mabjtur të fshehtë. Nuk doja që njerëzit të mendonin se isha e çmendur, tani jam mirë pasi pas një kohe shumë të gjatë po marr mjekimin e duhur” -përfundoi Mariah.