Showbiz

Marina bën urimin e veçantë për ditëlindjen e Ghetto Geasy

Ata janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it të cilët së fundmi janë duke shijuar disa pushime në plazhet më ekzotike.

Reperi i famshëm ditën e sotme feston ditëlindjen dhe nuk mund të mos mungonte urimi i veçantë i Marinës që të gjithë po e prisnin.

Moderatorja bukuroshe me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Bashkëshorti im, shoku im, gjithçka e imja..Ti je bota për mua.”

Në foto duket dyshja të cilët përqafohen me njëri-tjetrin në breg të detit.