Showbiz

“Maroon 5” sërish në qendër të vëmendjes

U bë një kohë e gjatë që askush nuk flet për “Maroon 5” edhe pse hitet e tyre vazhdojnë të pëlqehen shumë nga publiku.

Së fundmi “E News” ka mësuar se grupi i famshëm do të performojë në hapjen e “Super Bowl Halftime Show” vitin e ardhshëm duke shënuar një tjetër sukses në karrierën e tyre.

Adam Levine lideri i grupit ende nuk ka dhënë komentet e tij rreth kësaj ngjarje por ama fansat janë shprehur shumë të emocionuar për ta. Kujtojmë se në fillimin e këtij viti, ylli i “Super Bowl” ishte Justin Timberlake i cili ka dhuruar performancat më të bukura të karrierës së tij.