Celebrities Music

Jemi në sezon koncertesh kështu që bëhuni gati dhe mësoni artistët që do të zhvillojnë turne këtë verë!

Ndërsa pandemia e COVID-19 po zhduket njëherë e mirë, artistët nga e gjithë bota dalëngadalë po kthehen në skenë për të performuar përsëri para publikut. Vera erdhi dhe pushimet nuk kanë kuptim pa disa këngë të bukura në momentin që jeni duke udhëtuar me makinën tuaj nën shoqerinë e të afërmve, shoqërisë apo partnerit të zemrës.

Këngët në plazh mund të tingëllojnë si gjithçka që dëshironi. Një këngë plazhi mund të jetë e lumtur, e qetë ose thjesht tërheqëse. Njihuni me listën e këngëve më të mira për udhëtimin tuaj:

Ju rikujtojmë, se për të marrë pjesë në koncert, të pranishmit duhet të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht. Ndërkaq, njihuni me disa nga datat e koncerteve që pritet të jepen së shpejti nga yjet tuaj të preferuar:

Celine Dion

Turneu “Courage World” i Dion fillon më 16 gusht në Winnipeg, Manitoba, Kanada, në Bell MTS Place.

Green Day, Fall Out Boy dhe Weezer

Turneu i tyre “Hella Mega” 2021 fillon në Amerikën e Veriut më 24 korrik në Global Life Field në Dallas, Texas.

John Legend

John Legend fillon turneun e tij më 1 shtator në Amfiteatrin e Cadence Bank në Atlanta, Georgia.

Chance The Rapper

Reperi do të realizoj një koncert falas në New York City më 2 gusht.

Maroon 5 me Leon Bridges dhe Meghan Trainor

Këta artistë do të fillojnë turne së bashku në 7 gusht në St.Paul, Minesota.

Ludacris

Reperi me bazë në Atlanta do të performojë më 31 gusht në Du Quoin, Illinois.

Harry Styles

Harry Styles do të fillojë turneun e tij “Presents Love” me Jenny Lewis më 14 gusht në Tacoma Dome në Tacoma, Washington.

Rikujtojmë, se Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin, organizojnë në Kosovë që nga viti 2016 një nga koncertet më të mëdhenj, “Sunny Hill Festival”. Festivali ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta dhe artisten me famë botërore, Miley Cyrus apo dhe Dj e njohur ndërkombëtar Calvin Harris.

Pavarësisht pandemisë, “Sunny Hill Festival” do të organizohet sërish këtë vit dhe Dua e Dukagjin Lipa kanë dhënë një lajm të madh. Së fundmi kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali dhe kanë lajmëruar se do ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh. Dukagjin Lipa propozoi në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

Edhe këngëtari i njohur Ed Sheeran ka dhënë një lajm mjaft të mirë për fansat e tij. Artisti i njohur ka njoftuar se do të mbajë një koncert virtual nga Ipswich Town si pjesë e “UEFA Euro 2020 Show”. Nëpërmjet këtij koncerti do të prezantojë dhe këngën e re.

Ky eveniment do të transmetohet live nga llogaria e artistit në TikTok dhe adhuruesit e muzikës së tij do të mund ta shohin falas. Koncerti do të zhvillohet më 25 qershor, por për ata që nuk arrijnë ta shikojnë atëherë, transmetimi do të përsëritet më 26 qershor dhe 9 korrik.