Celebrities Dilema Sociale Gossip Showbiz

Marsela Çibukaj: “Mbaj unazën e Vitmarit në gisht!”

Këngëtarja Marsela Çibukaj e cila njihet për zërin e saj potent dhe një këngëtare e shkëlqyer e live-t ka folur për “Dilema Sociale” për lidhjen e saj me Vitmar Bashën.

Ata bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 3 vitesh tanimë dhe eksluzivisht për Top Albania Radio ajo ka thënë se kur i ka ardhur propozimi për martesë nga Vitmari.

Vitmari këtë vit më ka bërë shumë të lumtur, sepse në një ditë me shumë dëborë në kryeqytet midis 13 dhe 14 Shkurtit, unë nuk jam fare tipi i të festuarit Shën Valentinin, por Vitmari vjen me thjeshtësinë më të bukur në botë, ndoshta me një romanticizëm të pavetdijshëm nga ana e tij dhe më ka shkrirë zemrën, më propozon për martesë. Kështuqë unë sot mbaj unazën e tij në dorë.

E pyetur nga prezantuesi Eno Popi nëse ka debate me Vitmarin dhe për çfarë kanë mosmarrëveshje më shpesh, ajo u shpreh se kanë zenkat normale si çiftet e tjera.

Po si gjithë çiftet e tjera edhe ne. Zgjohem ndonjëherë në mëngjes dhe debatojmë për enët e palara ose ndonjë kemishë te pahekurosur.