Rajoni

Masë e re kufizuese për frenimin e koronavirusit në Malin e Zi

Mali i Zi në lockdown në fundjavë, masë e re kufizuese që synon të frenojë përhapjen e koronavirusit. Ndalimi i automjeteve mbetet në fuqi nga ora 19:00 e ditës së djeshme deri në 05:00 të së hënës. Prej kohësh, Mali i Zi regjistron një indeks të lartë pozitiviteti.

Në raport me popullsinë disa ditë më parë ishte i dyti në Europë për numrin e infektimeve për 100 mijë banorë. Bilanci i 24 orëve të fundit është rreth 520 raste të reja, nga 1 mijë e 510 testime të kryera, si dhe 5 viktima.

Ndërkohë një mori shtetesh europiane po lehtësojnë gradualisht masat kufizuese për luftën ndaj koronavirusit por në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi ndërsa vijon të rritet numri i të infektuarve. Nga java e ardhshme, Los Anxhelos do të nisë së zbatuari urdhrin tre-javor: “Më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë. Ky urdhër u ndalon banorëve të mblidhen me të tjerët jashtë banesës, por lejon organizimet fetare e protestat, meqë janë të mbrojtura me Kushtetutë.