Gossip

Max Ehrich nuk i “shqitet” Demi Lovato-s, çfarë të ketë ndodhur vallë?

Vetëm dy muaj pasi shpallën fejesën, këngëtarja Demi Lovato i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin Max Ehrich. Max duket se e ka përjetuar keq ndarjen. Ai ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale ndjesitë e tij të hidhura dhe për më tepër u fotografua duke qarë në vendin ku i kishte propozuar Demi-t. Nga ana tjetër, këngëtarja e “Confident” ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Megjithatë, Demi e ka thyer akullin dhe ka përmendur fejesën teksa listonte ngjarjet që i ndodhën në vitin 2020. “Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vitet më të gjata të jetës sime. Në fakt, fillimi i vitit ka qenë fantastik. Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Bowl, por më pas, ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll. Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë 7 sezonet e Pretty Little Liars pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretërirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë.”- u shpreh ajo.

Mirëpo, Ehrich mesa duket nuk ka ndërmend ta lërë të qetë dhe po kërkon me ngulm vëmendjen e këngëtares. Në komentet publike në Instagram, ai i ka kërkuar Demi-t të mos shfrytëzojë fejesën apo ndarjen për vëmendje. “Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit. Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është diçka e mirë.”– ka shkruar Max në komentet e këngëtares.

Drama mes Demi Lovatos dhe ish-të fejuarit s'paska fund: Ai e akuzon