Aktualitet Bota Lajmet e fundit

Mbërrin në Tiranë familja e parë ukrainase

Një familje e përbërë nga tre anëtarë – mamaja dhe dy fëmijët – me prejardhje nga Ukraina, ka mbërritur në Laknas të Tiranës dhe mund të thuhet se janë zyrtarisht familja e parë e refugjatëve ukrainas të ardhur në Shqipëri pas agresionit rus në vendin e tyre.

Ata mësohet se do të strehohen përkohësisht në një biznes lokal agroturizmi të zonës.

Teksa kjo është familja e parë ukrainase që bëhet publike për ardhjen në Tiranë, mijëra familje të tjera ukrainase kanë marrë rrugët drejt shteteve Polonia, Hungaria, Rumania, Moldavia apo vendet e Bashkimit Evropian.

Ky është rasti i dytë kur Shqipëria është zotuar se mund të marrë përsipër strehimin e refugjatëve, pas ngjarjeve të verës së shkuar në Afganistan.