Aktualitet

Mbërriti në spital i plagosur, djali i biznesmenit vlonjat: Më qëlluan dy persona !

Mesditën e sotme ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë djali i biznesmenit të njohur në Pogradec, pronari i Hotel ‘Voloreka’.

Johan Muçllari ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa ka deklaruar përballë bluzave të bardha se e kishin qëlluar me armë dy persona.

Menjëherë më pas është njoftuar policia, e cila mori në pyetje personin e plagosur.

Në njoftimin zyrtar policia thotë: Rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë. Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.