Bota Botë e Çuditshme

Mbetjet e një peshkaqeni masiv janë gjetur në Britaninë e Madhe!

Në fillim të këtij viti, Stephen Davies u ndesh me mbetjet e një krijese masive pranë lumit Mersey të Britanisë së Madhe. Pavarësisht se vendasit i referoheshin mbetjeve si “alien gjigant”, Davies shpejt mësoi se kishte hasur në trupin e një peshkaqeni Basking 6 metra të gjatë.

Duke arritur një peshë maksimale prej 6 tonësh, dhe gjatësi prej 12 metrash, peshkaqeni i gjetur cilësohet si një nga më të mëdhenjtë në botë. Pavarësisht madhësisë, trupi i gjetur mendohet të jetë i një të riu me pothuajse gjysmën e gjatësisë maksimale të atij lloji. Madhësia e tij ishte e mjaftueshme për të shtuar spekulimet rreth krijesave monstruoze që fshihen nën ujërat e thella.

Edhe pse stili i jetesës së Basking mbetet ende një mister, nga një studim i vitit 2018, u zbulua se goja e tij mund të hapet deri në një metër dhe emri i tij rrjedh nga termi grek për “përbindësh detar”. Përmes gjurmimeve satelitore është zbuluar se ky lloj peshkaqeni migron në distanca të ndryshme, me disa që janë shfaqur në ishujt vullkanikë të Azores dhe Newfoundland. Ndërkaq, peshkaqeni Basking listohet si i rrezikuar në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).