Bota

Mbi 100 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën!

Infektimet me COVID në botë kaluan shifrën e 100 milionë. Sipas përllogaritjeve të Universitetit amerikan “Johns Hopkins”, më saktësisht janë 100 milionë e 286 mijë e 463 të prekur.

Në dy muaj e gjysmë, koronavirusi ka dyfishuar bilancin po të kujtojmë se deri më 8 nëntor ishin 50 milionë rastet në nivel global.

Amerika, India e Brazili numërojnë më shumë infektime, si dhe viktima. Ndërkaq, në botë janë mbi 2 milionë e 157 mijë njerëz që nuk ia dolën të fitojnë betejën me COVID-in.