Aktualitet Politikë

Komisioni i Ligjeve çon për votim në Kuvend kandidatin Begaj, Bylykbashi: Antikushtetues!

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar vlefshmërinë e Bajram Begajt për president dhe rezulton se i plotëson kushtet.

Klotilda Bushka tha se nga verifikimet e kryera rezulton se kandidati Bajram Begaj plotëson të gjitha kushtet e parashikuara për t’u zgjedhur President i Republikës, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Bushka: Nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë president. Zoti Begaj ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër ligjore për dy ligjet dhe vërteton se Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore në cilësinë e tij si kandidat për president. Ka paraqitur edhe formularin e deklarizimit. U verifikua edhe nëse ka ndalesa të tjera ligjore, rezulton se ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shef i shtabit, me propozim të kryeministrit, z. Ilir Meta, me deklretin nr 13 ditën e sotme, ka dekretuar lirimin e tij nga detyra. Ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë dhe i është njoftuar kryeministrisë. Rezulton se nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar me procesin e zgjedhjes së tij nga Kuvendi. Relatori Eduart Ndreca ka përgatitur relatorin përkatës.

Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për vlefshmërinë e kandidatit për president Bajram Begaj, deputeti Oerd Bylykbashi tha se mungon dokumentacioni i plotë dhe dekreti i presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Së pari, duke qenë se është seancë e veçantë do ishte mirë që i gjithë dokumentacioni të ishte prezent në tryezë. Na mungon një CV e detajuar, besoj se është shumë e vlefshme dhe nuk ka asnjë raport nga shërbimet e tjera, duhet të shohim ekzakt se çfarë po votojnë deputetët e Republikës së Shqipërisë. Dokumentacioni do të ishte i plotë për të parë edhe fakte të tjera, një element që ngrihet është që ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme. Nëse është e vërtetë apo jo, duhet të dalë nga CV. Kjo është vlerësimi që i bëjnë deputetët për të votuar më pas pro ose kundër. Mungon dekreti i presidentit të Republikës. A mund ta kemi para se të vazhdojmë?”, tha Bylykbashi.

Në 91 kemi bërë nëj ndaje të qartë mes funksioneve civile dhe ushtarake. Kontrolli civil mbi ushtrinë është parim themelor. Asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra drejtuese mbi administratën shtetërore.

Vijon…