Showbiz

Mbyllet kapitulli i ndarjes, Megan Fox shfaqet shumë e lumtur në krahët e reperit

Aktorja, Megan Fox u fotografua sërish me të dashurin e ri. Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Brian Austin Green, ylli i filmit “Transformers” ka nisur menjëherë një lidhje të re dashurie. Ajo është në romancë me reperin 30-vjeçar, Machine Gun Kelly, me të cilin fotografohet shumë shpesh në publik.

Së fundmi, paparacët kapën disa fotografi të dyshes, teksa kishin dalë për të blerë disa gjëra ushqimore në Los Angeles. Megan dhe i dashuri i saj dukeshin tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa bukuroshja duket se e ka lënë pas ndarjen nga Brian Austin Green.

Rikujtojmë se ish-bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti i famshëm Brian Autsin Green, nuk e ka pritur aspak mirë ndarjen nga Fox dhe kjo është pasqyruar herë pas here edhe në artikuj të ndryshëm të medias rozë. Megan dhe Brian kanë qenë të martuar për 10 vite dhe kanë 3 djem, Noah, Bodhi, dhe Journey.