Aktualitet

Mbyllet numërimi në Cërrik, Librazhd, Prrenjas dhe Belsh, PD me rritje votash!

Përfundon procesi i numërimit në  Cërrik. Pas përfundimit  të kutive të votimit rezulton se në këtë bashki ka fituar Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike .

PS ka marrë 5552 vota

PD-AN- 3946 vota

LSI-145 vota.

Ndërkohë në krahasim me një vit më parë PD ka marrë 911 vota më shumë, PS ka marrë 172  vota më shumë,  ndërsa LSI 4651 vota më pak.

Ndërkaq ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet poltike  edhe në Qendrat e Votimit në bashkinë Belsh të Elbasanit.

Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 5552 vota, e ndjekur nga PD me 3946 vota dhe LSI me 145 vota.

Në krahasim më vitin 2017, PS ka marrë 202 vota më pak, ndërsa PD 1788 vota më shumë. Sa i përket Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 1532 vota më pak.

Në bashkinë e Librazhdit, Partia Demokratike ka marrë 5,000 vota, Partia Socialiste ka marrë 10,000 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 780 vota.

Edhe në bashkinë e Prrenjasit forcë kryesore ka dalë Partia Socialiste.

Në qarkun e Elbasanit vazhdon numërimi për bashkinë e Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit.