Aktualitet Politikë

Mbyllet seanca maratonë, Kuvendi miraton Eurobondin!

Projektligji i Eurobondit është miratuar me 78 vota pro, 4 kundër dhe 38 abstenim sot në kuvend.

Në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj theksoi se “Eurobondi pritet të dalë në treg në fillim të muajit nëntor dhe do të ketë një vlerë prej 700 milionë euro”.

Sipas saj, procesi po ndiqet nga MEF si dhe nga këshilltarët, për zbatimin me sukses të këtij procesi.

Ibrahimaj tha se “dita për daljen në treg nuk është vendosur akoma, pasi do të vendoset në bazë të këshillimit me ekspertët ndërkombëtarë, me qëllim që të dalim në treg në ditët më të përshtatshme për të marrë normën e interesit më të përshtatshme që garanton reduktim të kostove të borxhit publik në përgjithësi”.

Gjithashtu është miratuar edhe borxhi nga BERZH me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim me vlerë 70 milionë euro  për OSHEE-në për përballimin e pasojave të pandemisë në këtë sektor.

Drita jeshile iu dha edhe miratimit të buxhetit faktik të vitit 2020 me 76 vota pro.