Celebrities Showbiz

Me armë në dorë, Stresi komenton zgjedhjet dhe paralajmëron luftë civile

Reperi shumë i dashur i publikut, Stresi është duke ndjekur zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të së Dielës. Ai nuk ndodhet në Shqipëri por jasht kufijve tanë artisti është shprehur mjaft i irrituar me Partinë Socialiste duke thënë se ata po manipulojnë votat.

Stresi gjithashtu ka publikuar një foto në Insta Story me flamurin shqiptar duke shijuar disa pije me miqtë e ku mban një armë në dorë. Si simbol kërcënues ai thotë;

Manipuloni sa të doni votat, luftë civile do të keni nesër mbrëmja!

Gjithmonë Stresi ka qenë një ndër personazhet e famshëm shqiptarë i cili nuk e ka fshehur mbështetjen që ka për Partinë Demokratike. Sakaq, Partia Socialiste në pushtet vijon të rikonfirmohet forcë e parë. Në rang kombëtar ka 48.62% të votave kundrejt 39.39 të koalicionit opozitar PD-Aleanca për Ndryshim. Lëvizja Socialiste për Integrim gjithashtu në Opozitë është në 6.91% të votave dhe Partia Social-Demokrate 2.25. Nëse shifrat do t’i përkthenim në mandate: PS siguron 73, PD 59, LSI 5 e PSD 3.