Celebrities Gossip Showbiz

“Me atë leckë ma fut fytyrës…”, a është i vërtetë debati mes Luizit dhe Armaldos?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ajo që është vënë re gjatë gjithë javës ka qenë debati i Armaldos dhe Luizit dhe e gjithë shtëpia ka qenë në dilemë nëse kjo është një sjellje inati e vërtetë apo një lojë mes dyshes. Për këtë Armaldo ka thënë:

 Debati ka nisur që pas ditës kur unë zgjodha të mos isha më lider dhe nga ky moment Luizi më ka quajtur frikacak Gramshi. Më ka thënë që jam frikacak, mi dhe përsëriste të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës.

Arbana ka dhënë edhe dënimin e parë për dy nga banorët, të cilët janë Luizi dhe Olta. Kjo ka ndodhur për shkak se të dy kanë thyer një nga rregullat e spektaklit, ku absolutisht nuk duhet të flasin me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet. Vëllai i Madh ka vendosur që për një kohë të pacaktuar Olta dhe Luizi nuk do të kenë buxhet personal, pra do të jenë në dorën e banorëve të tjerë për t’u treguar zemërgjerë dhe për t’i ndihmuar me ushqime.