Celebrities Showbiz

Më në fund konfirmohet nëse Britney Spears do të jetë ose jo pjesë e serialit “The Idol”!

Këngëtarja me famë botërore Britney Spears, shkaktoi spekulime se do të shfaqej në serialin e ri të The Weeknd, “The Idol”, pasi njoftoi se sapo kishte përfunduar punën në një film me të njëjtin emër. Por siç rezulton, Britney Spears nuk është e përfshirë në serialin “The Idol”, sipas “TMZ”.

Sipas burimeve të tyre, këngëtares 39-vjeçare nuk i është kërkuar të bashkohet me spektaklin e këngëtarit të “Blinding Light”. Ekipi i saj gjithashtu nuk është i sigurt se cilit film i referohet në mbishkrimin e saj. Megjithatë, faqja thotë se është e mundur që Britney po prodhon filmin e saj në shtëpi. Britney njoftoi projektin e saj të ri në profilin e saj në Instagram këtë të martë, duke shkruar:

Sapo xhirova një film të titulluar “THE IDOL”… është e garantuar që do të ketë hite dhe shumë foto të shndëritshme për t’i vendosur në fytyrat e familjes sime të bukur! Shpresoj se ju djema po kaloni një kohë të këndshme dhe me siguri që po! Nëse hesht herë pas here, mund të më kapni diku me këtë mace!

 

Postimi erdhi një ditë pasi ‘Variety’ raportoi se një serial dramatik me gjashtë episode të quajtur “The Idol” me protagonist The Weeknd është porositur nga HBO. Ky mbishkrim u postua së bashku me një foto të një maceje të ulur pranë një gote vere, e marrë nga një bloger ukrainas.

The Weeknd do të luajë në mes të një kasti që përfshin vajzën e Johnny Depp, Lily-Rose Depp, aktorin kryesor të “Showgirls” Elizabeth Berkley dhe yllin e “Another World” Anne Heche. Ndërkohë Britney u lirua së fundmi nga kujdestaria e saj, më shumë se një muaj pasi babai i saj u pezullua si kujdestar i pasurisë së këngëtares.

Rikujtojmë se, mamaja e Britney Spears, Lynne Spears, po shpreson të ritakohet me vajzën e saj në “Ditën e Falenderimeve”. Marrëdhënia e saj me këngëtaren nuk është më si më parë, pasi Britney akuzoi nënën e saj se ishte organizatorja e vërtetë për kujdestarinë e saj 13-vjeçare, në një postim në profilin e saj në Instagram në fillim të këtij muaji.