Bota

Me një dozë të vetme, Pfizer dhe Astra-Zeneca përgjigje të fortë antitrupash!

Një dozë e vetme e vaksinës së Astra-Zenecas ose Pfizer/BioNTech, gjeneron një përgjigje të madhe të antitrupave mbrojtëse kundër COVID-19 tek njerëzit mbi 80 vjeç.

Një studim krahasues mbi performancën e dy vaksinave që janë përdorur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të fundit, tregon se 93 për qind e njerëzve zhvillojnë antitrupa kundër proteinës spike të koronavirusit nga pesë deri në gjashtë javë pas një injeksioni të Pfizer dhe 87 për qind pas vaksinimit me Astra-Zeneca.

Por studiuesit nga Konsorciumi Imunologjik “Coronavirus”, i Mbretërisë së Bashkuar, i cili përfshin shkencëtarë nga 20 qendra të ndryshme, gjetën një ndryshim kur bëhej fjalë për përgjigjen imunitare të shkaktuar nga vaksinat.

Astra-Zeneca pati një efekt më të madh, me 31 për qind të njerëzve që zhvillonin qelizat T kundër proteinave spike krahasuar me 12 për qind të atyre që ishin vaksinuar me Pfizer.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të 76 personave deri 99 vjeç, të cilët kishin marrë një dozë të vetme të Pfizer dhe 89 të cilët kishin marrë një dozë nga Astra-Zeneca.