Showbiz

Me siguri ka bërë pakt me djallin! Halle Berry e mrekullueshme në moshën 51-vjeçare

Është një veterane e tapetit të kuq, por gjithmonë kur bëhet fjalë për të tërhequr vëmendjen, ja arrin qëllimit.

Halle Berry u shfaq transparente në “NAACP Image Awards”, në Pasadena të Kalifornisë.

51-vjeçarja iu bashkua yjeve të tjerë që ishin të pranishëm në këtë mbrëmje, si Kerry ëashington, Laverne Cox e të tjerë.

Fustani i saj transparent shfaqte këmbët e gjata e të tonifikuara që shumë nga modelet e famshme të industrisë i kanë zili. Ajo ka jetuar gjysmë shekulli, ka dy fëmijë dhe duket si një vajzë e re në të 20-at.