Botë e Çuditshme Celebrities

Më thuaj çfarë qeni ke, të të them çfarë vipi shqiptar je!

Qentë janë miqtë tanë më të dashur dhe këtë e kupton më së miri kush ka një (ose më shumë) të tillë në shtëpi. Dashuria dhe përkujdesi që kërkojnë është tejet i madh dhe na merr një kohë të madhe nga rutina jonë, por kush i do shumë e bën me dashuri!

Njerëz të ndryshëm pëlqejnë rraca të ndryshme të qenve, por keni menduar ndonjëherë se rraca juaj e preferuar mund të përshtatet me personalitetin e një të famshmi? Nëse jo, bazuar në preferencat tuaja, mjafton të zgjidhni qenin që keni (ose parapëlqeni) dhe ne ju themi se cili vip shqiptar jeni.

Daschund – Roza Lati

Një qen shumë i vogël në pamjen fizike, që nuk përshtatet me personalitetin e madh që kanë. Megjithatë, këmbët e shkurtra nuk i pengojnë që të jenë aktivë. Ata janë një miks unik mes një qeni rojtar – i guximshëm, besnik dhe pak kokëfortë, por janë tepër miqësor me njerëzit përreth. Menduat se po flisnim për Roza Latin, apo jo?

Akita – Ermal Fejzullahu

Të apasionuar pas familjes! Rraca e qenve Akita preferojnë të kalojnë kohë me familjen dhe janë shumë të dashur. Parapëlqejnë një shëtitje në natyrë me të dashurit më shumë se jetën jashtë. Një ngrohtësi të tillë familjare na sjell edhe këngëtari, Ermal Fejzullahu sa herë shohim Instagramin e tij me shumë postime me fëmijët dhe gruan e tij, ku gjithashtu në asnjë intervistë nuk harron t’i përmendi.

Irish Setter- Aulona Musta

Qentë sportivë Irish Setter dhe Aulona Musta mund të kenë një trup aq të formuar dhe njëkohësisht të bëjnë shumë punë të tjera. Pëlqejnë të jenë të rrethuar me njerëz të tjerë dhe janë familjarë. Kur duan bëjnë ecje të gjata ose të vrapojnë.

Bernese Mountain – Alketa Vejsiu

Mos lejoni që pamja e tyre e bukur dhe e ëmbël t’ju mashtrojë, pasi janë të lindur shumë ambicioz dhe duan shumë të punojnë. Ashtu si rraca Bernese Mountain është dhe Alketa, e cila nuk ndalet me projekte televizive asnjëherë.

Boston Terrier- Megi Pojani

Vetëm një fjalë, nëse keni qen të rracës Boston Terrier, jeni shpirti i festës! Keni parë lart e poshtë festat ku merr pjesë Megi Pojani? Gjithmonë në qendër të vëmendjes, por gjithashtu janë shumë të dashur dhe miqësor.

Xoloitzcuintli- Ermal Mamaqi

Jo vetëm qesharakë në ato çfarë bëjnë, por kanë dhe aftësi “shëruese” me sjelljen e tyre. Gjithashtu njerëzit bëjnë pafund ngatërresa që na bëjnë për të qeshur kur i thërrasin në emër.