Lifestyle

Me vullnet çdo gjë arrihet! Ja çfarë rezultatesh do të keni nëse qëndroni disa ditë pa telefonin tuaj!

Pëshëndetje të gjithëve!

Si jeni? A keni arritur të përshtateni me rutinën tuaj të shkollës? Unë vendosa të bëja një eksperiment të vogël për veten time. Për të qenë i sinqertë, unë isha mjaft skeptik në lidhje me rezultatet në fillim, por ajo që ndodhi më vonë vërtet më mahniti!

Në një revistë, lexova se heqja e njoftimeve të telefonit mund t’ju bëjë më të qetë dhe më pak të stresuar, kështu që vendosa ta provoj. Në fillim, unë u tmerrova pak nga ideja për të fikur të gjitha njoftimet e telefonit tim. Gjithsesi, doja të sfidoja veten, kështu që i fika njoftimet e e-mailit tim së pari. Pastaj nisa me Facebook, Instagram, YouTube, TikTok. Mbyllja e WhatsApp-it tim ishte më e vështira.

Gjatë gjithë verës isha duke qëndruar zgjuar deri vonë, duke “lundruar” në burimet e mia në mediat sociale dhe duke parë video qesharake në YouTube. Por tani që jam kthyer në shkollë, e di që duhet të bëj diçka në lidhje me rutinën time të gjumit. Shpresoja që fikja e njoftimeve të mia do të më ndihmonte duke filluar nga dita e parë, por në natën e parë të eksperimentit tim, nuk mund të më zinte gjumi.

Më dukej se diçka mungonte dhe mendimet po më përshkonin në kokë. Gjithsesi, unë e vazhdova këtë sfidë dhe u befasova shumë kur fillova të vërej se gjërat po bëheshin më mirë çdo ditë!

Ja se si jeta ime ndryshoi vetëm 10 ditë pasi fika telefonin tim:

1.Më në fund arrita të përshtatem me rutinën time të kthimit në shkollë.
2.Ndihem i qetë, edhe pse fillimi i vitit shkollor është zakonisht shumë stresues. Në fakt nuk ndihem i stresuar.
3.Koha ime para ekranit u zvogëlua në mënyrë dramatike. Kalojë më pak kohë duke parë telefonin tim dhe tani mund të gjej mënyra më të mira për të përdorur kohën e lirë. Tani do të preferoja të shëtisja ose të lexoja një libër në vend që të përpiqesha të kapja trend-et më të fundit në TikTok.
4.Tani është e lehtë për mua të përqendrohem në studimet e mia. Mrekullitë ndodhin kur telefoni juaj nuk ju tërheq vëmendjen çdo minutë. Rezulton se unë mund të punoj në një ese për një orë rresht pa u shpërqendruar.
5.Kanë kaluar 10 ditë nga fillimi i eksperimentit tim dhe për të qenë i sinqertë, nuk dua të ndalem. Sa i përket aplikacioneve kam një periudhë të caktuar kohe gjatë ditës kur i kontrolloj shpejt të gjitha dhe i mbyll. Do të shohim se ku do të më çojë ky eksperiment, por tani për tani dua ta vazhdoj jetën time të qetë pa njoftimet e telefonit që shfaqen në ekran çdo sekondë.

Burimi: “Bright Side”