Celebrities Gossip Showbiz

Media amerikane ‘akuzon’ Encën për editimin e fotove!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Mirëpo, duket se emri dhe fotot e saj kanë arritur deri në Amerikë, ku një prej mediave buzzyusa.com, teksa ka bërë një renditje të disa personazheve që përdorin ‘photoshop’ dhe editojnë fotot kanë renditur dhe Encën. Këngëtarja sipas tyre është në vendin e 16-të.

Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër tepër të edituar ku duket shumë më e dobët. Kamera të shton 10 kile dhe ‘photoshop-i’ të largon 15.

Javën që vjen, pra me 19 tetor, këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjeçe.

Rikujtojmë se, Enca para pak ditësh ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re me anë të një Instastory.

Të dashurit e mi, kënga ime e re po vjen. Më keni munguar gjithashtu

Nuk dihet ende nëse kënga do të jetë bashkëpunim apo solo apo zhanri që Enca do të na surprizojë këtë herë, megjithatë presim në ditët në vijim se çfarë do të na zbulojë vetë ajo.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.