Bota

Photoshop-it nuk i shpëtojnë as politikanet, Juliette de Causans akuzohet për mashtrim nga votuesit e saj!

Politikania franceze Juliette de Causans akuzohet se ka “mashtruar” votuesit e saj, kjo pasi ka përdorur shumë fotoshop në posterin e fushatës. Votuesit u ankuan se ishin mashtruar nga ajo pasi rezultoi se fotografia e përdorur në poster ishte modifikuar shumë për të përmirësuar pamjen e kandidates të partisë Europe Écologie Égalité. Një foto para photoshop-it tregon kandidaten më të mbushur, krejtësisht ndryshe nga fotoja e edituar.

Politikania pranoi se i përmirësoi fotot dhe mohoi se imazhet e redaktuara do ta ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj. Kandidatja argumentoi gjithashtu se ishte e drejta e saj të kishte një foto të bukur.