Celebrities Gossip Showbiz

Meghan Markle në pritje të vendimit pas padisë për shifje nga motra e saj!

Meghan Markle do të duhet të presë edhe disa javë për të zbuluar nëse çështja e shpifjes së gjysmë-motrës së saj Samantha Markle kundër saj do të shkojë në gjyq. Samantha ishte në gjykatë në Florida së fundmi për të dëgjuar gjyqtaren Charlene Honeywell, e cila dëgjoi argumentet nga avokatët e ish-familjes mbretërore se pse çështja duhet të pushohet. Vendimi do të jepet në ditët apo javët në vijim.

Samantha i tha gazetës The Sun pas seancës se ishte optimiste që vendimi do të ishte në favor të saj.

Mendoj se e vërteta qëndron më vete, ndaj shpresoj dhe jam mirënjohëse që kemi një sistem drejtësie që na jep mundësinë të paraqesim faktet.

Samantha, motra nga babai e Meghan Markle, Thomas Markle, akuzoi Dukeshën e Sussex për përhapjen e gënjeshtrave dashakeqe gjatë intervistës së çiftit mbretëror në 2021 me Oprah Winfrey dhe gjithashtu në librin Finding Freedom, një libër thuhet se nuk është miratuar nga Meghan apo Princi Harry.

Gjykatësja Honeywell i dha Samantës 14 ditë për të vërtetuar se ajo kishte një çështje për gjykim dhe padia e ndryshuar u fokusua veçanërisht në intervistën e Oprah dhe dokumentarin Netflix, Harry & Meghan. Samantha vazhdoi të akuzonte Meghan se kishte sulmuar babanë e tyre, 77-vjeçarin Thomas Markle, në një përpjekje për t’i shitur botës një rrëfiim të rremë të jetës së saj.

Thashethemet kanë qarkulluar prej muajsh se Meghan Markle mund t’i rikthehet aktrimit. Dukesha e Sussex-it është e njohur për rolin e Rachel Zane në dramën e suksesshme Suits dhe ajo ka pasur role në një numër të madh filmash të suksesshëm të Hollivudit, duke përfshirë “Remember me” dhe “Get Him to the Greek”. Së fundmi ajo nënshkroi me agjencinë e talenteve William Morris Endeavour teksa synon të vazhdojë karrierën e saj.