Celebrities Gossip Showbiz

Megi Pojani sapo deklaroi se nuk do të martohet kurrë!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. Më i fundit në fakt ashtu si me humor, prezantuesja duket se na tregoi se nuk do të martohet kurrë dhe këtë e ka bërë teksa na ka treguar surprizën që i ka bërë mamasë së saj me rastin e ditëlindjes.

Krahas një unaze shumë të veçantë për të ëmën, Megi ka shkruar:

Mami, unë jam çuni jot dhe kur të rritem nuk do martohem po do jetoj gjithë jetën me ty 

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.