Celebrities Gossip Showbiz

Menduam se nuk ishin më bashkë, por qenka e kundërta! Fisnik Syla flet për Fjollën dhe skandalin e parave të vjedhura!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Mirëpo, e paharruar do të mbetet dhe martesa e tyre në Maldives që padyshim ishte shumë luksoze dhe i mahniti të gjithë edhe pse vëmendja ishte te ngjarja që ndodhi me skandalin e trafikimit të armëve. Mesa duket, pas atyre fotove aq të bukura e vërteta ka qenë ndryshe.

Pronari i agjencisë turistike me të cilën kanë udhëtuar Fjolla dhe Fisniku është shprehur se në momentin që duhet të paguante, Fisniku i dërgoi atij një transaksion bankar, që është i falsifikuar. Ai u shpreh se Syla nuk ka paguar borxhin ndaj agjencisë, pasi ka paguar vetëm 3 mijë euro nga 21 mijë në total.

Fjolla ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke u shprehur se do ta zgjidhë këtë çështje me avokati dhe se nuk ka qenë në dijeni për marrëveshjen e Fisnik Sylës me agjencinë.

Pas reagimit të Fjollës, menjëherë ka reaguar me një deklaratë dhe Fisniku, i cili e mohoi në mënyrë kategorike dhe u shpreh se gjithçka ka thënë pronari i agjencisë është një gënjeshtër.

E së fundmi, në një intervistë të dhënë, Fisniku ka zbuluar shumëçka. Ai ka treguar se jo vetëm vazhdon të jetë me Fjollën pas spekulimeve për ndarje, por sërish tregoi se asgjë nga ky skandal nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.

Ai gjithashtu zbuloi të vërtetën e shtatzënisë së Fjollës që u diskutua jo pak në media nga përgjimi. Fisniku u shpreh se nuk ka një të vërtetë në këtë mes.

Mirë vetëm kaq, nuk kam qejf të hyj shumë në privatësi. Është një gënjeshtër nuk ka asgjë të vërtetë aty, është një montim total.

Ende nuk dihet se cila nga palët po tregon të vërtetën, por mbetet që të provohet nga drejtësia e shtetit të Kosovës.

Këngëtarja nuk ishte rrëfyer më parë në një intervistë rreth kësaj ndodhie dhe eksperiencës që kaloi gjatë atyre ditëve në burg, madje në rrjete sociale na ‘tregoi’ se ishte shumë e lumtur. Mirëpo, si gjithmonë jo çdo gjë që shohim në botën ‘online’ është e vërtetë, andaj në një intervistë të bërë së fundmi, Fjolla ka ‘hapur zemrën’ dhe ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi.