Gossip Showbiz

Me 157km/h dhe alkool në makinë, Trejsi Sejdini thyen ligjet live në Instagram!

Modelja shqiptare, e cila është kurorëzuar si “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini shfaqet gjithmonë shumë aktive nëpër media dhe sidomos në rrjete sociale, më së shumti në Instagram.

Pak minuta më parë ajo ka postuar disa InstaStory ku shfaqet me pushime, duke shijuar koktejle në plazh së bashku me shoqërinë e saj.

Por duket se askush nuk e di se çfarë ndodhi disa momente më parë, gjatë kohës që Trejsi po shkonte të shijonte relaksin e verës.
Gjatë kohës që bukuroshja po i jepte makinës me një shpejtë të frikshme, 157km/h, ajo hapi një video live në Instagram, ku dukej qartë që ishte mbi shpejtësinë e lejuar, si dhe në makinë, gjatë kohës që lëvizte kamerën, dukeshin shishe alkooli. Duke i shtuar këtyre dhe faktin që shoqëria e saj, pasagjerët, nuk ishin të pajisur me rripa sigurimi.

Pra, Sejdini, e cila është shembull për shumë vajza të reja të cilat janë inspiruar nga rrugëtimi i saj në modeling, jep shembullin më të keq para të gjithëve duke thyer të gjitha rregullat e ligjet. Sikur të mos mjaftonte vetëm shpejtësia, ajo ishte duke përdorur telefonin gjatë kohës që ndodhej në timon, gjendej alkool në makinë, si dhe rripat e sigurimit nuk figuronin.
A është kjo diçka normale që duhet të ndodhë e lënë pa ndëshkuar sikur mos të ketë ndodhur asgjë?! Kjo mbetet për t’u parë, por tani mund të shihni dhe ju videon e saj…