Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket në ‘BBV’ kemi patur një tjetër këngëtar dhe nuk e dinim, për cilin prej ish- banorëve bëhet fjalë?

‘Big Brother VIP’ ka pak javë që ka përfunduar e megjithatë ish- banorët vazhdojnë ende të ngjallin interes si ditën e parë. Yjet i shohim shpesh nëpër intervista, dalje televizive duke na shuar kureshtjen mbi atë çfarë po ndodh me jetën e tyre pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi ai që ka tërhequr vëmendjen është një nga banorët që pati një rrugëtim edhe pse jo të gjatë brenda shtëpisë, mund të themi me plot gojë se spikati me karizmën dhe thjeshtësinë e tij. Bëhet fjalë për Tan Bramën, i cili sikur të mos mjaftonin milionat e ndjekësve në rrjete sociale ka lajmëruar se do të vijë edhe si këngëtar.

I ftuar në një intervistë, koreografi ka treguar se tanimë ka ardhur momenti që ai të lançojë një projekt muzikor dhe kjo nuk është hera e parë që ai e provon diçka të tillë.

Tani do këndoj vetë tani se boll kërceva për të tjerët. Në 2004 bëra një videoklip dhe tani do i rikthehem sërish këngës. Është kënga e dytë që kam bërë me video dhe akoma nuk ka dalë. Kënga do jetë gati në fund të muajit. Mora pjesë në Top Fest, bëra edhe videoklipin dhe doli shumë bukur. Filloi të më pëlqente kënga që atëherë. Por kam kërcyer që të shfaqja talentin tim në kërcim. Ka qenë e vështirë që atëherë të gjeje këngë që përshtateshin me këto kërcime.

Rikujtojmë se, në ‘Top Fest 1’ koreografi ka qenë pjesë me një këngë të quajtur ‘Bulevardi’ dhe na ka treguar anën e tij jo shumë të zbuluar si reper.