Aktualitet

Ndërron jetë foshnja e braktisur në bodrumin e pallatit! Dëshmia e nënës: Kisha turp nga opinioni, e fsheha shtatzaninë!

Megjithë 24 orët përpjekje të stafit mjekësor tek “Koço Gliozheni”, bebja i seksit mashkull, që u gjet braktisur dje (8 nentor) në një garazh në zonën e Yzberishtit nuk mbijetoi.

Foshnja e diagnostikuar me shumë probleme është lindur në kushte të tmerrshme nga nëna e saj 30 vjeçare.

Bebi u la në një divan, i hedhur aty për plehra. Të qarët e saj, alarmuan banorët e pallatit, më pas policia e dërgoi në spital.

Kur ajo mbërriti në reanimacion ishte e mbuluar me gjak e baltë me hipotermi të thellë, pa shenja jete, pa frymëmarrje, pa rrahje zemre dhe me kordon në qafë. Foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, por gjendja e të porsalindurit mbeti e rëndë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!”, njoftoi stafi mjekësor

“Mora një lajm të trishtë ,foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot, policia ka ndaluar nënën” shkroi ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Nëna për të cilën thuhet se është nga Pogradeci, aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Kur ajo të përmirësohet, do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, të paktën deri në fund të hëtimeve nën akuzën ‘Braktisja e fëmijëve të mitur”

Në dëshminë e parë të saj në polici, ajo tentoi të mohonte gjithçka, por jpas tregoi që ishte një e re beqare, e pamartuar, dhe nuk pranoi të tregonte atësinë e foshnjës.

“Kisha turp nga opinionini, nga familja, ndaj e fsheha shtatzaninë”