Health & Beauty Lifestyle

Mësoni se çfarë tregon forma e vitheve për shëndetin tuaj!

Forma e vitheve që keni tregon shumë për shëndetin tuaj. Ju mund të provoni disa metoda për të reduktuar dhjamin që gjenden tek to. Për të mësuar se cila është metoda më efektive duhet të dini cilat janë format e vitheve që ekzistojnë, sepse secila prej tyre na përcjell një mesazh. Vithet në formë katrore kanë më pak depozita yndyre. Konsiderohen si një tregues i mirë i shëndetit tuaj, nga ana e sheqerit dhe yndyrnave.

Vithet e rrumbullakta janë të këndshme nga ana estetike dhe tregojnë se yndyrnat e shëndetshme janë të përqendrura në një vend. Vithet në formë zemre (me kokë poshtë) janë forma më e mirë dhe ajo që preferohet më shumë. Yndyrnat janë të pëqendruara vetëm në qendër dhe shumë pak tek pjesët anësore.

Duhet thënë që është një formë tipike për moshat e reja. Me kalimin e moshës bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur. Vithet në formë V karakterizojnë moshat e treta, duke qene se pjesa dhjamore është zhvendosur më poshtë dhe trupi rrjedhimisht ka më pak estrogjen. Për ta shmangur këtë formë, mbani zemrën e shëndetshme dhe ushtrohuni rregullisht.

Rikujtojmë, se një mjek ka zbuluar se të pasmet e mëdha dhe kofshët e mbushura, ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Dr.Karan Rajan tha se kërkimet e fundit zbuluan se yndyra e depozituar në këto zona mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike. Rajan vendosi që t’i ndajë këto zbulime me të gjithë njerëzit që mund ta ndjekin apo gjejnë rastësisht atë në rrjetin social TikTok.