Celebrities Gossip Showbiz

Mevlani i kthen borxhin Shqipes, ajo ia gris paratë publikisht!

Shqipja dhe Mevlani janë dy ish-pjesëmarrës të “Për’puthen” të cilët edhe pse nuk gjetën dashurinë e jetës gjatë emisionit, arritën të fitojnë pëlqimin dhe vlerësimin e fansave. Dy personazhe shumë të dashur tashmë, të cilët janë shpeshherë në qendër të vëmënedjes së mediave.

Prej kohësh po qarkullon një debat mes të dyve për disa para që siç pretendon Shqipja, Mevlani ia ka borxh nga klipi i realizuar së bashku. Kujtojmë, se në këngën e Mevlanit “Love Story”, Shqipja ka marrë pjesë në realizimin e klipit.

Shqipja në një intervistë ka kërkuar që Mevlani t’i kthejë borxhin në euro që i ka, ndërsa ky i fundit i ka mohuar akuzat. Mevlani ka treguar se e gjitha lidhet me paratë që duhet të merrte Shqipja si pjesë e klipit të tij. Ai ka shpjeguar se ia dha por ajo nuk i pranoi. Ndërkohë që ajo ka këmbëngulur me akuzimin e saj, duke pretenduar paratë nga Mevlani, dhe ky i fundit nuk zhgënjeu. E ftuar në “Shqipëria Live”, Shqipes iu ofrua nga Flor Gjini një zarf nga Mevlani.

Shqipe kjo është për çfarë është diskutuar gjithë këtë javë, është borxhi i Mevlanit.

Shqipja nga ana tjetër, duket se nuk e ka pranuar zarfin dhe ka bërë një veprim që nuk na e priste mendja. Pasi e merr zarfin, i hedh një sy se çfarë ka brenda dhe gjejeni çfarë bën më pas. Shikoni sa lehtë i gris eurot Shqipja.

Nga njerëzit fallco unë nuk dua asnjë lekë. Nuk ishte e nevojshme fare të ma jepnit, thjesht një faleminderit mjaftonte.

Ndërkohë, sipas autoriteteve eurot janë “made to last” pra nuk mund të dëmtohen lehtë, jo më të grisen aq lehtë. Ndërsa Shqipja, ia del t’i grisë me një lëvizje…

A kishtë vërtet euro ai zarf?! Ky mbetet një mister, një sekret mes vetë Shqipes dhe Mevlanit…