Bota Health & Beauty

Migrena dhe paragjykimet që i lënë pacientët të vetmuar!

Për migrenën nuk dihet mjaftueshëm dhe ende janë të shumtë njerëzit që e ngatërrojnë me dhimbje koke të zakonshme. Për këtë arsye, personat që vuajnë nga migrena, shpesh e shohin vuajtjen e tyre të banalizuar. Por, në vend të kësaj është aq intensive dhe e shpeshtë, sa ka një ndikim shkatërrues në jetën e përditshme të atyre që preken.

Një studim i fundit i kompanisë Pfizer u përpoq që të hidhte dritë mbi vështirësitë që përjetojnë njerëzit që vuajnë nga migrena e po ashtu, të rriste ndërgjegjësimin lidhur me patologjinë.

Migrena është një formë e përsëritur e dhimbjes së kokës, e cila shfaqet me dhimbje pulsuese, e përqendruar në një ose më shumë pika të kokës. Shpesh mund të shoqërohet me të përziera, të vjella, shqetësime të shikimit, ndjeshmëri ndaj dritës, tingujve e gjithashtu ndaj aromave.

Njihet edhe si një sëmundje që prek miliona njerëz në mënyrë episodike ose periodike. Në format kronike mund të shfaqet për më shumë se 15 ditë në muaj dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH është shkaku i dytë i paaftësisë në botë. Livio Gigliuto, president ekzekutiv i Institutit Piepoli, theksoi:

Elementi i parë që u shfaq është niveli i madh i vuajtjeve, shpesh të nënvlerësuara, që duhet të përballen të sëmurët nga migrena. Një pacient na tha se sikur po na hiqen copëza të jetës.

Në fakt, për ata që vuajnë nga migrena, për disa orë, por ndonjëherë edhe shumë më gjatë është e pamundur të bëjnë gjë. Dhe ky është një nivel vuajtjeje që shpesh kuptohet keq nga ata që nuk vuajnë nga sëmundja.

Sipas studimeve, në fakt, në popullatë migrena është përgjithësisht sinonim i ‘dhimbjes së kokës’ të zakonshme e shpesh gjurmohet në një dimension normaliteti. Kjo krijon stereotipi, paragjykime e vështirësi për të kuptuar shqetësimin e atyre që vuajnë prej saj.