Bota

Migrena i merr jetën yllit të TikTok-ut, Jehane Thomas!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetën në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe nëna e dy fëmijëve, Jehane Thomas. E reja vdiq tragjikisht dhe lajmi vjen pak ditë pasi ajo publikoi një video duke qarë dhe duke i treguar ndjekësve se kishte dhimbje të tmerrshme. Thomas me prejardhje është nga Doncaster, la pas djemtë Isaac, 3-vjeç dhe Elijah, 1-vjeç.

Jehane për muaj të tëre kishte përdorur platformat e saj të mediave sociale për të dokumentuar betejën e saj me migrenën. Sipas MailOnline, blogerja ishte diagnostikuar gjithashtu me një gjendje të quajtur, neuriti optik, i cili është rezultat i inflamacionit të nervit optik. Shumë nga videot e fundit që ndau me 67 mijë ndjekësit e saj u bënë në spital, por vetëm pesë ditë me parë, ajo tregoi se ishte kthyer në shtëpi.

Fotoja e fundit që Thomas publikoi në Instagram ishte para shtatë dite, në të cilën shfaqet përkrah dy djemve të saj. Fansat kanë filluar tani të shprehin ngushëllime e ta përkujtojnë atë përmes mediave sociale.