Bota

Mijëra të plagosur në Festivalin e përvitshëm të Zjarrit në Iran!

Celebrimi përvitshëm para festës së Novruzit, që shënon vitin e ri në Iran, përfshin lojra me zjarre e fishekzjarrë.

Por sivjet të paktën dhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 3000 raportohet se janë plagosur gjatë celebrimeve të festivalit Chaharshanbe Suri, njoftonte agjencia vendase ISNA duke cituar të dhënat e agjencive shëndetësore.

Festivali nis zyrtarisht më 21 mars, ose në të mërkurën e fundit të muajit, por aktivitetet e tij mund të nisin rreth dy javë më herët nga amatorët vendas.

Raportimet thonë se 3,000 nejrëz janë plagosur sivjet ndërsa të paktën 10 kanë humbur jetën, nga plagë si djegie e dëmtime në gjymtyrë apo në sy.

Iranianët shënojnë festën duke kapërcyer zjarre të ndezura në natyrë teksa mirëpresin vitin e ri. Por në traditat moderne është përfshirë përdorimi i fishekzjarreve dhe materialeve të tjera ndezëse që shpesh ka çuar në plagosje.

Përfaqësuesi qeveritar Jafar Miadfar, tha se autoritetet kishin përgatitur sivjet një forcë të veçantë për kontrollin e materialeve të shitura e të përdorura, para nisjes së festimeve.

Policia e Teheran thotë se ka monitoruar trafikantët prej dy muajsh dhe si rezultat ka sekuestruar miliona objekte ndezëse.

Por përsëri ambulancat kishin marrë mijëra thirrje për ndihmë prej incidenteve në ceremonitë, tha zëdhënësi Seyed Jalal Maleki.

Në vitin 2023, raportimet thonin se numri te plagosurve kaloi 4,300, dhe 20 njerëz humbën jetën.