Showbiz

Miley Cyrus së shpejti vjen me projekte të reja muzikore

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së medias për shkak të ndarjes së papritur nga Liam Hemsworth, lidhja me modelen Kaitlynn Carter e gjithashtu ndarja me të.

Mes gjithë këtij kaosi në jetën e saj, 26-vjeçarja ndihet më e frymëzuar se kurrë. Ajo ka postuar një foto teksa gjendet në studio duke regjistruar disa këngë të reja.

Miley u shpreh se ndihet shumë e frymëzuar dhe është gati të krijojë projekte të reja muzikore.