Celebrities Film & Tv Gossip

Mirë ne të tjerët por as Emma Stone nuk e ka ditur që Andrew Garfield do të rikthehej përsëri si Spider-Man!

As aktorja e “Amazing Spider-Man” Emma Stone nuk e dinte për përfshirjen e Andrew Garfield në “Spider-Man: No Way Home”. Aktori u shfaq në episodin më të fundit të podcast-it “Happy Sad Confused” të Josh Horowitz, ku ai foli për rikthimin e tij si Peter Parker/Spider-Man  dhe për ofertën më të fundit të “Marvel” së bashku me Tobey Maguire dhe titullarin aktual heroik, Tom Holland.

Garfield, në mënyrë shumë të çuditshme heshti për paraqitjen e tij në film dhe ky rregull u ‘aplikua’ edhe tek Stone, e cila luajti si Gwen Stacy për dashurinë e Peter në filmin “Amazing Spider-Man”. Ai zbuloi se:

Emma vazhdoi të më dërgonte mesazhe. Ajo tha: “A je në këtë filmin e ri të Spider-Man?” Dhe unë thashë: “Nuk e di se për çfarë po flisni”.  Ajo tha: ‘Hesht. Vetëm më trego’. Unë them, “Sinqerisht nuk e di” vazhdova kështu, edhe me të dhe pastaj ajo e pa vetë atë. Kur më tha më pas që unë jam një buballa.

Garfield dhe Stone kanë qenë për katër vjet bashkë pasi u takuan në xhirimet e filmit me superheroin në vitin 2012, përpara se të ndaheshin në 2015, pas publikimit të “The Amazing Spider-Man 2” të vitit 2014. Ata kanë mbetur miq që nga ajo kohë, Garfield madje e mbështeti Stone kur fitoi për herë të parë Golden Globe në 2017. Ku edhe një ditë pas shfaqjes së madhe të ndarjes së çmimeve tha se:

Unë jam fansi i saj më i madh si artiste. Unë frymëzohem vazhdimisht nga puna e saj. Unë jam vazhdimisht i frymëzuar nga mënyra se si ajo e trajton dhe e mban veten. Pra, për mua ka qenë lumturi të shikoj suksesin e saj dhe ta shikoj atë të lulëzojë në aktoren që është. Ne kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, dhe kjo është e dhënë, kjo është një gjë e tillë e pakushtëzuar. Ka kaq shumë dashuri mes nesh dhe kaq shumë respekt. Ka qenë gjithashtu e mrekullueshme të kemi atë lloj mbështetjeje për njëri-tjetrin.