Showbiz

Modelja e njohur shfaqet topless dhe e padepiluar

Modelja e njohur, Ashley Graham ka festuar ditëlindjen e 33-të gjatë fundjavës së bashku me familjen, partnerin dhe djalin e vogël, Isaac. Ashley në llogarinë e saj në Instagram, vendosi që të ndante disa foto me ndjekësit, ku tregon sesi e ka kaluar ditën. Modelja e kolme, nuk nguroi të ndajë edhe imazhe nga vaska ku u pa e zhveshur, ndërsa ajo që ra në sy ishin sqetullat e padepiluara të saj.

Modelja njihet për lirshmërinë që tregon në rrjetet sociale, ku shpesh publikon foto nudo, duke treguar edhe celulitin e saj. 33-vjeçarja u jep gjithmonë mesazhe frymëzuese të gjithë vajzave dhe grave, në mënyrë që ta duan trupin e tyre.

Rikujtojmë se modelja dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin, u bënë prindër për herë të parë të një djali para disa muajsh. Ajo dhe partneri i saj, festuan 10 vjet bashkë këtë verë.