Gossip

Modelja e OnlyFans Sara Blake Cheek kërcënohet për shkak të videove erotike që poston!

Modelja e OnlyFans Sara Blake Cheek dhe familja e saj në Florida janë duke marrë kërcënime të ndryshme për shkak të përmbajtjes erotike që bukuroshja poston në llogarinë e saj. E reja që punon si analiste sportive për ESPN është shfaqur edhe më parë në kopertinën e revistës Playboy. Megjithatë, që kur hapi profilin e saj në OnlyFans, raporton se është ngacmuar shumë herë, si nga fqinjët, trajnerët, madje edhe nga zjarrfikësit.

Megjithatë, 32-vjeçarja nuk është e vetmja e shënjestruar, por edhe e gjithë familja e saj, si dhe djali i saj 10-vjeçar. Kur shoqëroi fëmijën e saj në një lojë hokej në shkollë, një burrë nga tribuna bëri një koment të vrazhdë për trupin e saj. “Si nënë në atë kohë u ktheva dhe thashë ‘nuk mund të jesh serioz tani?’ dhe më pas gjithçka filloi”,-tha gruaja për Post.

Mirëpo askush nuk e mbështeti, përkundrazi disa meshkuj të tjerë që ndodheshin aty në atë moment filluan ta shanin edhe më keq. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo paragjykohet për shkak të profilit të saj në OnlyFans. Për dy vitet e fundit, modeles i është ndaluar të marrë pjesë në evente me vajzën e saj 11-vjeçare pasi një prind ekspozoi “sekretin” e saj në komunitet.

Rikujtojmë, se modelja italiane, Emy Buono është bërë e famshme në të gjithë botën tashmë për lajmin se është futur në një manastir. 25-vjeçarja e njohur gjithashtu edhe në platformën Only Fans, ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale pas ofendimeve të shumta që mori nga njerëzit për profesionin e saj. Ajo tashmë po qëndron në një manastir në Sorrento. Kur disa video të saj në OnlyFans u publikuan falas në internet, modelja pati shumë probleme.